Porti i ri i Porto Romanos, Rama: Do bëhet nyje e rëndësishme e qarkullimit tregtar me perëndimin

2 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama tha se porti i ri në Durrës do të jetë nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë rajonit për shkëmbimet tregtare me rajonin.

“Porti i Durrësit ka qenë historikisht shumë i rëndësishëm. Sot jemi në shekullin e 21-të dhe jemi vonë sepse nëse do të shikonim progresionin e volumit të mallrave dhe të ardhurave që kjo vepër do të garantojë në 20 apo 30 vitet e ardhshme, po të kishim nisur 2 apo 3 dekada më parë do t’i kishim marrë frytet.

Sot janë pjekur kushtet që të kemi një port tregtar të denjë për këtë shekulli. Jo si ai që kemi trashëguar nga e kaluara si një platformë e realizimit socialist.  Nuk ka asnjë mundësi për zgjerim hapësirash dhe kapacitetesh, përvecsse është një burim ndotjeje akustike, mjedisore dhe vizuale e papranueshme.

Porti i ri tregtar i Durrësit do të bëhet nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë qarkullimit tregtar me perëndimin dhe gjithçka tjetër që shkon përtej anës perëndimore për të gjithë Ballkanin Perëndimor.  Durrësi duke filluar nga integrimi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes Durrësit dhe Strugës do t’i japë këtij rajoni një kapacitet krejt tjetër për të përpunuar volum krejt tjetër tregtar”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull