Reshjet e shiut të ditëve më parë kanë krijuar probleme në qarkun e Lezhës.
Ndërsa lumi drin paraqitet në kuota normale.
“Lumi Drin eshte ne kuota normale, Hidrovori Balldreni punon në kuotë -1.95 m, në ish kënetën Torovicës ka rreth 120 ha , hidrovori Shllinza kuota -0.8m në zonën e Laçit ish kënetën e Gjonëmit ka rreth 100 ha te permbytura.
Total Qarku ka 220 ha tokë të përmbytura.
Kuota lumenjeve Gjader e Mat, normale. Strukturat e MC të bashkisë Mirditë dhe të bashkive të tjera vazhdojnë punën për riparimet e mundshme”, thuhet në njoftim.