Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i bëri thirrje BE-së që të ndihmojë ish-policin serb Dejan Pantiçin të lirohet nga paraburgimi, duke deklaruar se ai është e “kërcënuar nga ajo që po i ndodh”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Serbi, ajo përkujtoi se kohëve të fundit ka pasur më shumë arrestime të tilla të njerëzve të pafajshëm dhe vlerësoi se kriza në Veri është shkaktuar me qëllim që Albin Kurti të bëjë presion ndaj Beogradi, shkruan Euronews Serbia.
Sipas saj, në Kosovë çdo gjë do të ishte ndryshe nëse do të zbatohej Marrëveshja e Brukselit, sepse situata do të ishte më e qëndrueshme dhe më paqësore, do të vazhdonin bisedimet me Prishtinën dhe do të ktheheshin serbët në institucionet e Prishtinës.