Ekzekutoi dy vëllezërit pasi nipi i tyre i vrau të birin 9 vjeç, kërkohen 23 vite burg për Ilirjan Zeqaj

3 Minuta Lexim

Prokuroria e Fierit kërkoi 23 vjet burg për shtetasin Ilirjan Zeqaj, i akuzuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në shtator të vitit 1998 në fshatit Cakran ku mbetën të vrarë vëllezërit Gramos dhe Shkëlqim Llanaj.

I akuzuari për ngjarjen, ndodhet në Angli dhe po përballet me një proces ekstradimi drejt Shqipërisë, ndërkohë që në Gjykatën e Fierit është mbyllur procesi gjyqësor ndaj tij, për akuzën “Vrasje me Paramendim” të kryer në bashkëpunim.

Pak ditë më parë prokuroria lexoi pretencën përfundimtare ndaj Ilirjan Zeqaj, duke i kërkuar Gjykatës së Fierit deklarimin fajtor dhe dënimin e Zeqaj me 23 vite burgim.

Verdikti i gjykatës pritet të jepet gjatë javës që vjen ndërsa në dosjen hetimore flitet për një zinxhir ekzekutimesh të kryera në fshatin Cakran, sagë kjo e nisur me vrasjen e një fëmije 9 vjeçar.

Autori i vrasjes së fëmijës Ëngjëllush Zeqaj ka qënë Santiliano Llanaj, nipi i dy viktimave Ilirjan alias Leonard Llanaj dhe Gramoz Llanaj që në vitin 1998 mbante detyrën e punonjësit të policisë.

Santiliano, në kohën e kryerjes së krimit është arrestuar dhe më pas dënuar nga gjykata. Por në dosjen hetimore thuhet se vetëm tre ditë pas këtij krimi të shëmtuar, dy vëllezërit Ilirjan Zeqaj dhe Jetnor Zeqaj, kanë ngritur një pritë me automatik dhe mitroloz të lehtë, duke ekzekutuar në mes të rrugës dy xhaxhallarët e Santiliano Llanaj, shtetasit Gramoz dhe Shkëlqim Llanaj.

Për krimin e rëndë, të ndodhur para 24 viteve, policia në atë periudhë mundi të arrestojë vetëm Jetnor Zeqaj, i cili u dënua me 25 vite burgim.

Ndërsa vëllai tjetër autor në këtë krim, arriti të largohet duke ju fshehur drejtësisë. Ilirjan Zeqaj, në fillim të muajit Tetor 2022, u arrestua në Londër dhe aktualisht ai ndodhet në një proces gjykimi me qëllim ekstradimi në Shqipëri, raporton Ora News.

Prej 24 vite me rradhë, ai i shpëtoi drejtësisë duke përdorur disa emra si Leonard Zeqaj apo Klemend Zeqaj. Mediat britanike treguan se pas lirimit të dyshimtë nga gjykatat në Shqipëri ai kishte arritur të hynte ilegalisht I fshehur në një kamion në Britaninë e Madhe.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull