Dëmtimi i rëndë i Armando Brojës: Këput ligamentin e gjurit, mbyll sezonin përpara kohe

1 Minuta Lexim

Kishte shanse të mira për të tentuar Milanin në merkaton e dimrit por pse jo edhe një vend titullari te Chelsea por ky sezon për Armando Brojën duket i mallkuar.

Mjekët dhe analizat e detajuara konfirmojnë dëmtimin e rëndë në gju për sulmuesin shqiptar që do të jetë një mungesë e rëndësishme edhe për Kombëtaren në ndeshjet eleminatore të Euro 2024 deri në muajin shtator.

Sipas mediave në Angli, gjatë miqësores me Aston Villa-n, Broja këputi ligamentin e gjurit, dëmtim që do ta mbajë 6 muaj larg fushave, çka do të thotë se këtë sezon Broja e ka mbyllur tashmë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull