“Vdekja e së vërtetës”/ Fituesja e Pulitzer vjen në shqip

1 Minuta Lexim

Biblioteka e lexuesit shqiptar, në menyrë të vecantë bibiloteka e gazetarit, është pasuruar së fundmi me librin  “Vdekja e së vërtetës”, të autores së njohur amerikane Michiko Kakutani, botuar nga Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me AMA. Autorja është një gazetare e njohur që ka punuar për Washington Post, Time dhe New York Times. Kakutani është fituese e cmimit Pulitzer.

Libri “Vdekja e së vertetës” është vleresuar me superlativa nga kritika. Fareed Zakaria shkruan: “Një libër i pasur, erudit. . .  Ajo shpjegon shkëlqyeshëm forcat kulturore dhe politike që na sollën në gjendjen tonë të tanishme të dhimbshme – nje liber qe duhet lexuar.”  “Kushdo që dëshiron një përmbledhje koncize të vdekjes së së vërtetës duhet t’i drejtohet librit me të njëjtin emër të Michiko Kakutanit,”shkruan Edward Luce për Financial Times.

Libri eshte i dobishëm për lexuesin shqiptar pasi trajton nje gamë temash relevante si  E verteta dhe Gazetaria, Fake news dhe Faktet alternative, Mediat sociale dhe Disinformacioni etj.

Libri ka ardhur në shqip i përkthyer nga përkthyesi i njohur Virgjil Muci.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull