Një episod që tregon ku ka degraduar televizioni në Shqipëri, u transmetua dje në Top Channel, në një shfaqje pocaqi me emrin “Përputhen”, ku merren vajza e djem nga rruga, shumica me zero intelekt, dhe na i shfaqin si model për rininë shqiptare.
Dy vajza u përleshën me njëra-tjetrën fillimisht me fjalë e më pas edhe fizikisht. Reagimet qenë të shumta për modelin që këto vajza shfaqin, shumë prej të cilëve e dënuan këtë sjellje. Aulona Musta është njëra prej tyre që reagoi, duke shkruar se kjo është fytyra e injorancës dhe vulgaritetit.
“Sa turp! Pastaj kërkon respekt nga partneri. Por kurrë nuk do ta arrish nëse nuk respekton veten dhe e trajton në mënyrën më të ulët e vulgare.
Si nuk dëgjova një herë të komunikojnë këto femra me argument, me qetësi, me respekt, por vetëm ofendime, të shara me ulërima, me fjalorin dhe gjuhën më vulgare.
Kjo është fytyra e injorancës dhe e vulgaritetit. Ky nuk është një episode në nerva e sipër, është një sjellje e vazhdueshme. Femra të paedukuara. Turp”, shkruan Musta.
AMA ndërkohë, autoriteti që monitoron mediat, rri dhe shijon këtë shfaqje të shëmtuar, e cila jepet nga e hënë në të premte, në orarin më të papërshtatshëm.