Garda Civile ka arrestuar një çift shqiptar mëngjesin e sotëm në kuadër të operacionit të koduar “Rulot”.
Garda gjeti dhe shkatërroi një plantacion marijuane që ishte fshehur brenda shtëpisë së tyre në Cunit të Spanjës.
Teknikët nga kompania e shpërndarjes së furnizimit me energji elektrike kanë bashkëpunuar me çiftin për të siguruar energjinë elektrike.
Dy të arrestuarit, të cilët akuzohen për krimet e trafikut të lëndëve narkotike dhe mashtrimit me energjinë elektrike, do t’i drejtohen gjykatës në ditët në vijim.