Vranë dhe dogjën 61-vjeçarin, zbardhet dëshmia e Gazmir Ngotës: Nuk mora para, e bëra për shoqëri. Na porositi Marjeta

2 Minuta Lexim

anë zbardhur detaje të reja për vrasjen e Menduh Kurt-Dedës në maj 2017, turpi i të cilit u gjet nga policia në Dajt.

Marjeta Karaj, në dëshminë e saj ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 61-vjeçarit. Ajo  ka thënë se njihej me Kurt-Dedën, por për shkak të konflikteve marrëdhënia e tyre ishte shkëputur. Ndërkohë, 56-vjeçarja nuk ka preferuar të japë detaje më të hollësishme përsa i përket konfliktit që ka pasur më viktimën.

I arrestuari tjetër, Gazmir Ngota, ka treguar të gjithë kronologjinë se si ka ndodhur ngjarja. Ai ka shpjeguar se ishte vënë në dijeni për borxhin që Kurt-Deda i kishte Marjetës, nënës së shokut të tij, Besmir Karaj.

Më tej, Ngota ka rrëfyer se ishte prezent që nga momenti kur Kurt-Dedën e kanë marrë me makinë në zonën e Xhamllikut. E kanë çuar në Allias, në një parking pranë shtëpisë së Besmirit dhe aty prezent shkoi edhe Marjeta.

Pasi i kanë kërkuar kthimin e borxhit, Kurt-Deda fillimisht ka mohuar kthimin e shumës prej 10 milionë lekësh të vjetëra, por pasi është rrahur nga Besmiri, u ka kërkuar kohë për të kthyer borxhin.

Sipas Ngotës, me porosi të Marjetës, e kanë marrë Kurt-Dedën dhe e kanë çuar në Dajt, ku e kanë lidhur dhe djegur. Në dëshminë e tij, Ngota thotë se për këtë veprim nuk ka marrë para nga shoku i tij Besmir Karaj, por ka shpjeguar se e ka bërë për shoqëri.

Hetimet për këtë ngjarje u rihapën 1 vit më parë me kërkesë të Policisë së Tiranës, ku me urdhër të Prokurorisë u kërkua zhvarrosja e kufomës për të bërë edhe një herë ADN-në.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull