Moti i keq ka përfshirë të gjithë Shqipërinë. Në Shkodër dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë.
Reshjet të dendura shiu mëngjesin e sotëm kanë përfshirë dhe zonën e Kurbinit, dhe atë të Krujës. Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot- Thumanë. Automjetet e tonazhit të ulët një pjesë e tyre zgjedhin rrugë alternative.
Mbetet serish problematik nënkalimi në Fushe Mamurras nga bllokimi i zgarave në depertimin e ujit. Disa automjete jane bllokuar nga prezenca a ujit. Ndërkohë në Durrës erërat e forta që kanë fryrë gjatë natës kanë rrënuar një pjesë të dekorit të vitit të ri në qënder të qytetit të Durresit.
Korridori figurativ në formën e tunelit të dekoruar me drita eshtë rrëzuar gjatë reshjeve të shiut dhe erërave qe kanë fryrë në oret e para të mëngjesit të sotëm.
Në Lezhë ka 570 ha tokë të përmbytur. Në njësinë administrative Milot, problem ka pasur aty ku autostrada segment i rrugës së Kombit, bashkohet me zonën e Milotit, ujrat e të cilit kanë vërshuar në afërsi të dy banesave.
Shtabi i emergjencave njofton se situata është në monitorim dhe në gadishmëri për të ndërhyrë. Niveli i lumit Mat, ka shtim të prurjeve por jo deri në pikën e rrezikut.
Në Bashkinë Mirditë ka patur sasi të mëdha shiu dhe breshëri në disa zona. Shkarkimet, nga HC që janë në lumenjtë Mat e Fan, sipas informacioneve nuk jane problematike. Në Shkodër shtabi i emergjencave raporton se janë 3020 ha tokë nën ujë, 250 ha më shumë se u shënua pasditen e djeshme.