Vota e diasporës, KQZ heziton sërish. Celibashi kërkon dakordësi politike

2 Minuta Lexim

Vendimi Gjykatës Kushtetuese ku kërkohej plotësimi kuadrit ligjor brenda një viti për tu mundësuar emigrantëve të votojnë, vuri në lëvizje parlamentin dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në nën-komisionin parlamentar për Diasporën dhe migracioninin krye-komisioneri Ilirian Celibashi tha se institucioni që drejton është gati të merret me çështje rregullatore, e teknike për ti mundësuar emigrantëve të votojnë. Por për ta bërë realitet këtë duhet fillimisht dakordësia e politikës.

“Kjo çështje të marrë sa më parë vëmendjen e Parlamentit të Shqipërisë por me siguri më së pari të partive politike pasi me siguri do të jetë një proces i diskutimit dhe konsultimit politik dhe do të ishte e dobishme që ky proces të niste sa më shpejt se sa më shumë kohë kalon aq më afër jemi datës të zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme parlamentare”, tha Ilirian Celibashi.

Duke folur për mundësitë e votimit të emigrantëve zoti Celibashi e përjashtoi mundësinë e të votuarit nëpër ambasada duke dhënë këtë propozim.

“Votimi elektronik do të ishte një opsion. Shumë I mirë e tej atyre dyshimeve që gjithsecili duhet ta ketë mbi sigurinë e atij procesi. Tashmë ka sisteme që ofrojnë siguri të plotë të njëjtë me sigurinë që ofrohet me shërbimet bankare për llogari të transaksioneve tregtare e bankare“, u shpreh Celibashi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull