DEMONËT E DEMOKRACISË QË I VUNË FLAKËN SHQIPËRISË

14 Minuta Lexim

PROF. DR. Ago Nezha

Natyra Shqiptare është treguar bujare, qoftë nga ana mjedisore, ashtu dhe nga
ajo nëntokësore. Nga Jugu në Veri të vendit, kemi të harmonizuara klimën
mesdhetare me atë kontinentale, ku rriten gjithë llojet e bimëve të arave dhe të
pemëve drufrutor, duke filluar nga agrumet dhe ullinjtë në skajin jugor dhe molla,
kumbulla e gështenja në skajin verior e verilindor. Nëntoka jonë është e pasur me
shumëllojshmëri metalesh, që nisin me kromin, hekur-nikelin dhe bakrin, që
grumbullohej e përpunohej në fabrikën e Rubikut, ku prej tij nxirej dhe floriri.
Njëkohësisht me lëndën e parë që merrej në fabrikën e Bakrit në Rubik,
prodhoheshin telat në Fabrikën e Shkodrës, që shpërndaheshin në gjithë botën.
Një nga burime e mëdha pasurore kombëtare, ishte fusha naftëmbajtëse dhe
gazi. E gjithë kjo pasuri në sistemin monist ishte e përqendruar në duart e shtetit.
Shteti ishte i pasur, ndërsa populli i varfër, për arsye të politikave të gabuara
ekonomike, se një pjesë e mirë e të ardhurave shkonin për mbrojtjen, për të bërë
vepra ”arti” si tunele e bunkerë, që nuk ishin të nevojshme në përmasat që u
ndërtuan. Kjo pasuri, në vitet e para të demoanarshisë u privatizua dhe u dhurua
të huajve e disa vendasve, që joshën me ryshfete qeveritarët tanë, sharlatanë, që
kanë treguar me vepra këto 32 vjet, se shesin dhe nënën e babanë, për paranë.
Në rast se kjo pasuri do administrohesh nga shteti, do ishte një privilegj, si një
burim i madh të ardhurash në buxhetin e shtetit, që aktualisht ka pësuar tronditje
financiare.
Në kohën e monizmit u ngritën uzina, fabrika dhe kombinate, që me vendosjen e
pluralizmit, u bënë shkrumb e hi, u shembën si mbeturina të socializmit me porosi
të Partisë Demokratike të mbështetura dhe ideuara dhe nga disa antishqiptarë të
diasporës. Fabrika e Telave në Shkodër, e Preçizionit në Korçë, Azotiku në Fier,( që
prodhonte azotin dhe urenë), fabrika e Llampave në Vlorë e shumë të tjera kishin
teknologji bashkëkohore. Teoria zero, e zeroi gjihë ekonominë shqiptare, me një
ofensivë barbare.
Me çlirimin e vendit, Shqipëria trashëgoi një popullatë 90 përqind analfabete dhe
një bujqësi feudale, me fshatarësi baritore, ku mjetet kryesore të punës ishin

parmenda, beli dhe kërraba. Në një kohë rekord u modernizua bujqësia, duke
bonifikuar kënetat, sistemuar djerrinat dhe kodrinat, kimizuar dhe mobiluar tokat,
ku u rrit pjelloria për njësinë e sipërfaqes dhe merreshin rendimente të
përmasave evropiane, që konkurronin me shumë vende të zhvilluara, në
drithërat e bukës dhe perimet në sera. U krijuan plantacione gjigante në
drufrutorët, si blloku i agrumeve në Lukovë, i veçantë në Europë, blloku i fiqve në
Berat, më i madhi në Ballkan me 1200 ha, NB “Shtoi” në Shkodër me 1200, blloku
i mollëve në Korçë, e shumë plantacione të tjera. Shqipëria, ngriti një sistem
bujqësor të prodhimit intensiv. Kishte ferma bujqësore me 13.000 ha, si NB Çlirimi
në Lushnjë, me 7000 ha NB Thumana në Krujë, 7000 ha NB Maliqi në Korçë, 5000
ha NB Stjari në Sarandë, 6000 ha NB Torovica në Lezhë, NB Shtoi në Shkodër, me
1200 ha dhe mbi 4000 ha NB Kamza, NB “17 Nëntori “ dhe NB “ Gjergj Dimitrovi“
në Tiranë, kjo e fundit me drejtim frutikulture, si dhe NB “ Rinia” në Vlorë dhe
shumë ferma të tjera pasi çdo rreth kishte fermën e vet, një dy, e më shumë, me
drejtim bujqësor e blegtoral. Ndërmarrja “Gjergj Dimitrovi “, u ideua dhe u krijua
nga “gjenerali i frutikulturës” siç e kam quajtur në një shkrim, Abedin Çiçin, i cili
një pjesë të fidanave i siguroi kur ishte me studime në Itali, që ka një histori
lavdie. Mbasi mbaroi studimet, ndryshe nga shokët e vet, me kursimet e bursës
bleu fidana. Kur hipi në vaporr, karabinieri i kërkoi çertifikatën e shoqërimit, që ai
se dinte këtë rregull dhe ndërhyri t’i merrte fidanat t’ia hidhte në det. Abedini, e
rroku grumbullin e fidanëve dhe i tha karabinierit, më hidh dhe mua së bashku me
fidanat. Ai, u befasua nga kjo sjellje, duke u shprehur” “ky s’qënka në rregull
mendërisht”. Gjenerali i frutikulturës, s’kishte menduar kurrë, që sakrifica dhe
altruizmi i tij do shqelmohej një ditë nga bashkëkombësit e tij.
Në moshën e pleqërisë u shtrua në Sanatorium në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një prej ditëve të qëndrimit, doli në ballkonin e spitalit dhe kur pa se gjithë
sipërfaqja me hardhi ishte rrafshuar, u “ arratis” nga spitali pa lejen e mjekut.
Mjeku u alarmua për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore, thirri djalin e tij, Ilirin
për t’u rikthyer, por ai s’pranoi, duke u përgjigjur se në atë mjedis më agravohet
sëmundja, nuk më shërohet. Një aset i madh kombëtar ka qënë “Stacioni i
Zooteknisë “ në Shkodër, i rrallë në Ballkan, që mbarështonte kuaj të rracave
elitare si Nonius, Haflinger dhe gjak pastër Arab, që ishin blerë me mijëra dollar

dhe u grabitën e ushitën nga klientela partiake. Pasi u prish sistemi monist, gjithë
pasuria e fermave u grabit e u plaçkit nga sekti demokratik, që pasurin e popullit e
bëri çiflig, me moton vidh, merr dhe ik. Ishin ndërmarrje të fuqishme, me një
pasuri kolosale, me sipërfaqe të konsiderueshme serash për prodhimin e
perimeve, saqë befasonin dhe prodhuesit e tyre hollandezët, përfshirë këtu dhe
komplekse blegtorale, ku mbarështoheshin me mijëra krer bagëti të imta dhe
gjedhë rrace me prodhimtari të lartë, të importuara nga perëndimi, që u
përvetësuan nga hajdutëria demokratike. Po të bëhet një llogari ekonomike për
këtë dëm që i është shkaktuar ekonomisë kombëtare, është një krim që projektoi
varfërinë në vitet e demokracisë, ku pasojat e këtij krimi po i vuajmë edhe sot.
Autorët e strategjisë së shkatërrimit, janë edhe sot vazhdues të krimit, të pa
ndëshkuar prej ligjit. Vendet lindore, ish socialiste si Polonia, Çekia, Rumania,
Bullgaria, nuk u sollën me barbari, siç ndodhi në Shqipëri, ndaj dhe sot nuk kanë
këtë varfëri. Një akt barbar ishte shkatërrimi i Institucioneve kërkimore-shkencore
si për gjithë institucionet e tjera kombëtare, dhe ato të bujqësisë, që i paraprinin
prodhimit, si dhe mbyllja e revistës “Bujqësia Shqiptare”, unikale, e botuar në
Tetor të vitit 1921 me emrin “Bagëti e Bujqësi” .
Të gjitha këto vepra madhore, ishin ndërtuar kryesisht me punën vullnetare, të pa
paguar të rinisë, që ka derdhur djersë e mund dhe në disa raste dhe gjak duke
humbur dhe jetën në veprat malore si rruga e Malësisë së Madhe,apo në
hekurudhat, “Rrogozhinë-Fier, Elbasan _Prenjas, e tjera, që sot nuk ekzistojnë më.
Jemi i vetmi shtet në Europë pa sistemin hekurudhor, se shinat dhe vagonat e
trenit, ujqërit demokrat, pasi i shkatërruan, ja shitën Malit të Zi për skrap. Pra,
gjithë djersa dhe mundi i rinisë, që punoi skllavërisht dhe ndërtoi rrugë,
hekurudha, hidrocentrale, fabrika, uzina e kombinate, u zerua brenda një nate.
Asnjë vepër e ndërtuar në monizëm nuk merr më frymë. Ato janë kthyer në
gërmadha, në skelete të atrofizuara, në varreza, si relike të qyteteve të një kohe
antike, që ka perënduar. Kush nga partitë apo politikanët” demokrat”ka dhënë
llogari deri më sot dhe kush përgjigjet për këtë krim makabër që varrosi me një
urdhër nga foltorja pasurinë kombëtare, djersën dhe mundin e shumë brezave?
Autorët e këtyre aventurave shkatërrimtare janë sot “Nongrata” , si të korruptuar
dhe minues të demokracisë, që i bien poshtë e lartë, mbarë Shqipërisë dhe

kërcënojnë me shpata e lëvdata, e kanë kurajo t’i bëjnë thirrje rinisë në 8 Dhjetor,
për revolucion dhe terror. Nga goja e klanit Berisha –Meta, i kemi dëgjuar sa herë
këto trumbeta, për dhunë e revolucion, me sfurqe e sopata të materializuara në
grushtin e shtetit 1998. Këta lider mostra, në emër të popullit, ndërsejnë
militantët e tyre miop dhe i ndjekin pas turma shurdh-memeca, që nuk e kuptojnë
se këta dordoleca, veç për popullin nuk mendojnë, por me demonstrata, veten e
tyre duan të shpëtojnë. Komedia që po luhet me të shpallurit “nongrata”, ku nuk
duket mandata, duhet të mbarojë, se këto qëndrime popullin e provokojnë dhe e
revoltojnë . Sa grotesk tingëllon togfjalëshi që Sali Berisha është penalizuar dhe
nuk ka të drejtë vize për në Amerikë, për ta vizituar. Kush mund të na tregojë,
çfarë nevoje ka Berisha për të shkuar në Amerikë? Ai ka qenë me dhjetëra herë në
Amerikë sa që i është mërzitur avioni. Aq herë nuk ka qenë as në vendlindjen e tij
në Vuçidol të Tropojës, shumë pak është ngjitur, se me kërcënime e kanë pritur.
Kjo komedi do mbarojë, kur ” SPAKU “ nga gjumi të zgjojë dhe për korrupsion e
krime ta gjykojë, ndryshe do vazhdojë kjo lojë, që popullin ta tërbojë dhe te
drejtësia më nuk do besojë. Boll më, boll me sofizma, populli është shumë i
duruar, është lodhur duke ju dëgjuar. Ambasada Amerikane dhe opozita akuzon
për korrupsion Berishën, ai s’do të dijë çdo ditë bredh nëpër Shqipëri si kal i
hasdisur dhe për gjithë ato krime e korrupsion që ka stisur, deri më sot aspak
s’është gërvishur. Populli si duhet ta kuptojë, që Berisha është faktori kryesor
politikë, që çdo ditë është në lojë. Të gjithë televizorët, duke filluar nga Klani, Top
Channel, Neës 24, etj, siparin e lajmeve e çelin me Berishën, ku zë vendin
qendror, më shumë se kryeministri i vendit. Është personazhi kryesor në
emisionet me opinionistët nga njëri televizion te tjetri, që pritet si shpëtimtari i
Shqipërisë dhe jo si shkatërrimtari i saj. Si ta kuptojmë këtë sjellje? Paguan, e
paguajnë komshinjt, apo agjenturat që janë ulur këmbëkryq në truallin tonë, apo i
kanë borxhe pronarët e medieve? Të njëjtën gjë bëjnë dhe gazetat, po t’i
ndjekësh në kronikën e mëngjesit, me ndonjë përjashtim, faqet e tyre janë të
mbushura me bëmat “heroike” të Berishës. Kujt t’i besojmë propagandës Berishës
dhe Metës, që akuzojnë se Rama i ka blerë mediet, kur mediet fillojnë e mbarojnë
me veprimtaritë e “Foltores” dhe “Partisë të Lirisë”? . Mos vallë Rama i paguan
ta sulmojnë, që ta “faktorizojnë”? Shumë marrëzi, ka kjo shoqëri, që se kupton
njeri! Berishës i thonë je “Nongrata”, kur Ai rri, në karrige të Partisë Demokratike,

kjo situatë, a’nuk është disi komike? Nongrata, këtë dënim e ka kthyer në argëtim
dhe të bredhurit nëpër Shqipëri e ka dëfrim. Akuzohet se është i korruptuar dhe
demokracinë e ka minuar, ndihet i lënduar, por i padënuar. Kjo është parodia, që
dëgjon për ditë Shqipëria, por nuk i është prekur asnjë fije pasuria, këtu mbaron
komedia. Po të vazhdojë kjo sinfoni, Berisha është mrekulli, bën ligjin në parti dhe
si hyn asnjë halë në sy.
Në emër të kryetarit të partisë, i vuri flakën Shqipërisë dhe sot është heroi i
demokracisë, që lufton, që Partinë Demokratike në pushtet ta ngjisë. Berisha,
s’pyet çfarë thotë mazhoranca e Amerika, sa për akuza e kritika, jeton dhe 100
vjet me këto replika, se i ka dalë frika.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull