Dosja e plotë për vrasjen e Menduh Kurtdedës jep një panoramë të plotë se si ka ndodhur ngjarja, që në zanafillën e saj. Viktima ishte pronar i fondacionit, e ndërsa Marjeta punonte si sekretare dhe në dosje nuk flitet që dyshja kishte një lidhje intime me njëri-tjetrin.
Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Deda, ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve te shoqatës. Marjeta ka pretenduar që i ka pasur 1 mln lekë borxh, por që Menduh Kurtdedës ka mohuar kategorikisht një borxh të tillë.
Kjo kuptohet edhe nga dëshmia që ka bërë Gazmir Ngota, shoku i djalit të Marjetës, Besmirit, të dy bashkëpunëtor në krim, Referuar dëshmisë së Gazmirit, Marjeta e ka akuzuar Menduhun se për fajin e tij i vdiq vëllai.
“Marjeta, e acaruar i bërtiste Mendus, duke i thënë prej teje më vdiq vëllai, duhet të më kthesh menjëherë leket, nga ku unë kuptova që Mendui, i kishte lekë borxh Marjetës.
Menduja, i thoshte nuk kam asnjë lekë borxh, dhe vetëm qeshte dhe kjo sjellje e tij ka acaruar Marjeten dhe Besmirin i cili ka filloi që ta qëlloj Mendun, me grushte e shkelme, ku si pasojë ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe nuk po ngrihej më pasi ishte moshë e thyer.
Besmiri dhe Marjeta u larguan disa metra me tutje, dhe për disa çaste biseduan vetëm për vetëm me njeri tjetrin”, ka thënë Gazmiri në dëshminë e tij.
Më pas, djali i Marjetës, Besmir Karaj pas urdhrit të mamasë për “ta hequr qafe”, e ka ditur se çfarë e priste, por pavarësisht kësaj, e ka vrarë në mënyrë makabër Menduh Kurtdedën.
“Pas unë jam afruar pranq tyre Besmiri me më tha shprehimisht “sa burg rrezikojmë o Gaz”. Unë i thash, nuk e di shumë kemi për të rrezikuar nëse i ndodh diçka e keqe. Në vijim Besmiri pyeti Marjeten “çfarë të bëjmë” dhe ajo i tha shprehimisht “hiqeni qafe”, sepse nuk i bie njeriu mendja por këtë””, vijon dëshmia e tij.
Një dëshmitar kyç ka qenë edhe Faik Stojna, me të cilën fillimit ka patur lidhje intime me Marjeta Karajn, por që më pas edhe me të ka pasur mosmarrëveshje për një borxh nëpërmjet tyre, madje siç është zbardhur edhe më herët e ka kërcënuar “do të të djeg dhe ty si Menduhin”./ Shqiptarja.com