Në rrugën “Myslym Keta” më Tiranë ka nisur shembja e pallateve. Gazetari Marjus Merhori tha për Balkan Web se nga ana e IKMT është bërë rrethimi i perimetrit po vijohet me shembjen.
Ndërkohë pallati i dëmtuar nga tërmeti është i vlerësuar si i pabanueshëm.
“Dy ditë më parë është bërë ndërprerja e ujit dhe dritave për banorët e pallatit. Ka pasur një pjesë banorësh që kanë kundërshtuar urdhrin për t’u larguar nga banesat”, raportoi gazetari Marjus Merhori.
Një nga banorët ka folur për News24 duke treguar se brenda banesës i kanë mbetur sende të tyre, veshjet dhe se u kanë prishur shkallët.
Qytetari: “E gjetëm shtetrrethim. Ky është shteti jonë. Nuk kemi marrë sendet tona”