Çështja e detit, ministri i Jashtëm grek viziton nesër Tiranën

1 Minuta Lexim

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë nesër Tiranën. Vizita e Dendias në Shqipëri vjen dy javë pas vizitës së ministres së Jashtme Olta Xhaçka në Athinë.

Kujtojmë se në fillim të dhjetorit, Xhaçka diskutoi me homologun e saj grek çështjen e detit.

Më 20 tetor 2020 Shqipëria dhe Greqia ranë dakort që zgjidhja e çështjes së kufijve detarë dhe përcaktimit të Shelfit Kontinental dhe Zonave Ekonomike Ekskluzive, t’i besohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull