Shefi i NATO-s: Ruajtja e sigurisë në Kosovë, kyçe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

1 Minuta Lexim

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë me dije se ruajtja e sigurisë në Kosovë është kyçe për stabilimentin e Ballkanit Perëndimor.

“Ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe sigurinë në Kosovë, e cila është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Stoltenberg. Në këtë adresim, të cilin e ka postuar në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka folur edhe për agresionin rus në Ukrainë.

“Ky vit ka qenë një vit si asnjë tjetër. Lufta e ilegale e agresionit të Rusisë në Ukrainë e ka bërë botën tonë më të rrezikshme. Përballë krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, NATO është përgjigjur me forcë dhe unitet.

Brenda disa orësh nga pushtimi, ne aktivizuam planet tona të mbrojtjes. Tani kemi mbi 40,000 trupa nën komandën e NATO-s në pjesën lindore të Aleancës”, ka thënë shefi i NATO-së.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull