Alma Çupi: S’kam bërë celebrim, por nuk kam qëndruar pa partner! Martesa nuk të jep asgjë, ka vetëm detyrime

2 Minuta Lexim

Gazetarja Alma Çupi ka folur në lidhje me temën nëse mund të jesh beqar dhe i lumtur.

Ajo është shprehur në emisionin “Shije Shtëpie” se nuk ka bërë celebrim, por nuk ka qëndruar asnjëherë pa partner, teksa ka shtuar se martesa nuk të jep asgjë tjetër vecse detyrime.

“Beqaria dhe martesa janë zgjedhje që mund t’i bëjë njeriu. Lumturia e njeriut nuk përcaktohet nga martesa dhe as nga beqaria, lumturia është brenda secilit nga ne, njeriu zgjedh të jetë i lumtur apo i mërzitur.

Problemi është se njerëzit nuk duan më të martohen sepse martesa ka detyrime, martesa nuk është më jetë më vete dhe ritmi i jetës sot po çon në shtyrjen sa më vonë të martesës. Sot  njerëzit vrapojnë për të punuar, për të krijuar të ardhura. Jeta është bërë me një ritëm të frikshëm.

Njerëzit nuk kanë kohë jo vetëm të martohen, pro as të hanë bukë, as të merren me veten. Ky vrull i bën njerëzit të përpiqen të koncentrohen te vetja.

Si mund të bësh ti një martesë të lumtur pa ditur se kush je”,  u përgjigj Alma Çupi kur u pyet se si e konsideron ajo beqarinë. Ndërsa më pas ka shtuar se ajo vetë nuk ka ndejtur kurrë vetëm pasi sipas saj njerëzit nuk duhet të qëndrojnë të vetmuar.

Katerina Trungu: Personalisht je e plotësuar nuk ke nevojë për një partner?

Alma Çupi: Unë gjithmonë kam nevojë për partner dhe nuk kam ndejtur ndonjëherë pa partner, pavarësisht se mund të mos kem bërë celebrim. Sepse nuk mund të konceptohet njeriu të rri vetëm si kukudh. Është normale të kesh një partner.

Katerina Trungu: Po,  por martesa e forcon kam përshtypjen.

Alma Çupi: Martesa është një kontratë, martesa nuk të  garanton  asgjë.  Për mua martesa nuk të jep asgjë. Marrëdhënia në çift duhet se s’bënë. Burrë-grua, burrë-burrë, grua-grua, nuk i paragjykoj fare, por është mirë që njerëzit të jetojnë bashkë, nuk është mirë që njerëzit të jetojnë vetëm.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull