Shumëgjuhësia si vlerë e Bashkimit Europian

3 Minuta Lexim

Shumëgjuhësia, edukimi gjuhësor dhe dialogu  ndërkulturor në BE është një projekt i financuar nga BE me fokus te diversiteti gjuhësor i Bashkimit Europian, që po zbatohet nga Kolegji Universitar Wisdom.


Në kuadër të këtij projekti, gjatë ditës së sotme u organizua aktiviteti me temë: “Vlerat e Bashkimit Europian- Shumëgjuhësia si vlerë e BE-së”, ku morën pjesë profesorë, përfaqësues të medias, përfaqësues të OJF-ve dhe studentë, të cilë diskutuan për çështje që i takojnë shumëgjuhësisë dhe politikave gjuhësore të BE-së.

Debatin e drejtoi koordinatorja e projektit dr. Manjola Zaçellari, së bashku me prof.as.dr Lediana Beshaj, anëtare e projektit.

Rreth projektit

Moduli Jean Monnet “Shumëgjuhësia, edukimi gjuhësor dhe dialogu ndërkulturor BE ofron një pasqyrë të historisë, vlerave dhe rëndësisë së studimit të Bashkimit Evropian. Ai jep njohuri mbi strukturën dhe politikat e BE-së. Në mënyrë të veçantë, ai mbulon aspektet kyçe të politikës gjuhësore dhe edukimit gjuhësor në një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtete tjera

joanëtare, dhe analizon sfidat me të cilat përballet komuniteti evropian në zbatimin e politikave gjuhësore dhe arsimore. konkretisht, lënda analizon funksionet e institucioneve kyçe evropiane dhe shqyrton formimin dhe zbatimin praktik të mekanizmave mbrojtës për gjuhët zyrtare dhe jozyrtare brenda BE-së, me theks te gjuhët e pakicave dhe atyre autoktone. Për këtë qëllim, studentët do të kenë njohuri të thella rreth asaj çka BE-ja po bën për të promovuar shumëgjuhësinë, për të mbrojtur të drejtat gjuhësore të personave, për të luftuar diskriminimin ndaj njerëzve që i përkasin një pakice/grupi etnik si dhe respektimin e diversitetit kulturor, fetar dhe gjuhësor në Evropë. Kursi propozon një analizë të thellë të katër shtyllave qendrore të politikës gjuhësore të BE-së, që lidhen me planet gjuhësore të BE-së për të promovuar barazinë dhe përdorimin e gjuhëve evropiane si dhe mbrojtjen e gjuhëve rrezikuara Evropës; projektet evropiane për   të rritur përfshirjen sociale   të grupeve pafavorizuara si dhe promovimin e të drejtave gjuhësore; iniciativa për të promovuar mësimin e të paktën dy gjuhëve të huaja nga qytetarët evropianë dhe promovimin e përkthimit dhe interpretimit si mjete bazë të komunikimit midis rajoneve evropiane.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull