Duam të kapim anëtarin e ‘Kushtetueses’? Rama: PS nuk ka vendim se kë do votojmë, çdo socialist është i lirë të…

2 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se socialistët nuk kanë një vendim të unifikuar se kujd do i japin votën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por secili deputet i PS ka të drejtën të votojë lirisht.

“Dëgjoj që m’u referua mua Bardhi, është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme me mafie, indtimidime, me kriminela, është bërë buka e përditshme e çdo  fjalimi dhe ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë, por edhe njëherë tjetër, e vërteta është tjetër. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine, kur ka votime politike dhe kur ka vendimmarrje të unifikuar politikisht marrim vendime, keni dëgjuar ju që kemi marrë vendim për të mbështetur politikisht ndonjë figurë që vjen nga drejtësia, kur e keni dëgjuar, kjo është fantazi. Është si puna e offshore, ti e di që je offshore, por nuk ta provoj dot, njësoj është edhe kjo, ne nuk kemi asnjë problem që t’ua themi juve në sy atë që kemi vendosur, nuk e kemi fare problem dhe nëse ne do të kishim marrë një vendim politik për të votuar një kandidat tjetër apo jo, do jua thonim në sy, ne nuk e kemi një vendim të tillë, kur të vij moment i i votimit do e shpjegoj”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull