Salah masakrohet në rrjet nga besimtarët myslimanë, pse postoi foto dhe uroi Krishtlindjen: Turp të kesh, ajo është festë harram. Ndrysho fe dhe emrin

1 Minuta Lexim

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah, ka postuar një foto familjare pranë pemës së Krishtlindjes, ku shfaqet me bashkëshorten dhe vajzat e tyre, teksa uron njerëzit.

Por, kaq u desh që komentuesit të shpërthenin në kritika për foton, për shkak se Salah i përket besimit mysliman dhe myslimanët nuk i festojnë ditët e shenjta të besimit të krishterë dhe as dekorojnë shtëpinë për Krishtlindje.

Postimi i Salah “u sulmua” nga komente të shumta me bazë fetare.

Ka nga ata që bëjnë thirrje të tjerëve që t’i bëjnë unfollow futbollistit:

Komentues që e quajnë “mysliman të rremë”:

Apo që “i rikujtojnë” se Krishtlindja është “harram”:

Që i thonë që “t’i vijë turp”.

Massive Winter Storm Disrupts Delivery and Travel Services in the US
Keep Watching

Madje, edhe që i kërkojnë të ndryshojë emrin:

“Ndrysho emrin dhe festo Krishtlindjen. Nuk ka Krishtlindje në islam”.

Ose të mos harrojë emrin e vet.

I bëjnë thirrje edhe për respektimin e rregullave që duhet të ndjekë dhe që të mos “përziejë” fetë:

“Unë jam mysliman dhe nuk e festoj Krishtlindjen. Nuk ka ditë si Krishtlindja në islam”.

“Vëlla mysliman, të duam shumë, por jemi shumë të çuditur që ti feston Krishtlindjen”.

 

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull