Meta veçon tre ‘superkandidatët’: 2023 do të jetë viti i ndryshimit të shumëpritur

1 Minuta Lexim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se zgjedhjet vendore të 14 majit do të jenë një test si për opozitën, ashtu edhe për demokracinë e Shqipërisë.

Meta shprehet i bindur se opozita bashkë me qytetarët shqiptarë, “do të arrijnë një sukses të padiskutueshëm”.

“14 Maji do të jetë një test shumë i rëndësishëm për demokracinë tonë dhe për opozitën. Opozita në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët shqiptarë do të arrijnë një sukses të padiskutueshëm në zgjedhjet e 14 Majit”, shkruan Meta.

Duke folur për kandidatët e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, Meta thotë:

“Në Tiranë emri ynë do të jetë Belind Këlliçi dhe ai do të votohet masivisht. Në Durrës do të jetë Igli Cara dhe ai do të votohet masivisht. Në Elbasan Luçiano Boçi dhe ai do të votohet masivisht.

Janë tre personalitete që unë i kam quajtur superkandidatë për modelin e ri qytetar, të bashkëpunimit dhe gjithë përfshirjes që do sjellin për komunitetin”.

Ndërsa urimi i tij për vendin në prag të ndërrimit të viteve, është që të ndalet shpopullimi i Shqipërisë.

“Viti 2023 do të jetë viti i ndryshimit të shumëpritur dhe viti i frenimit të shpopullimit”, shkruan Meta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull