Presidenti rus Vladimir Putin jeton nën kujdesin e pandarë të mjekëve të huaj, sipas raporteve të shtypit britanik duke cituar një politologu rus me kontakte në Kremlin.
Pavarësisht se perëndimi ka vendosur sanksione ndaj presidentit rus dhe regjimit të tij, mjekët që janë vazhdimisht pranë tij nuk janë rusë, por perëndimorë dhe madje i japin atij trajtimet më të avancuara perëndimore për të trajtuar kancerin nga i cili vuan thotë Valery Solovey për mediat ukrainase.
Siç raporton gazeta britanike “Mirror”, Solovey theksoi duke folur për kanalin ukrainas në YouTube “Odesa Film Studio”: “Mund të them se pa këtë trajtim “të huaj”, Putini definitivisht nuk do të ishte në jetën publike të Federatës Ruse.
Mjekët janë duke përdorur trajtimet më të avancuara që Rusia nuk mund t’i ofrojë… Do të thosha se trajtimi që po kalon është shumë i suksesshëm. Ata e kanë trajtuar shumë mirë”.
“Megjithatë, fundi i tij tashmë është i dukshëm sipas mjekëve që kanë marrë përsipër trajtimin, sepse asnjë ilaç nuk mund të jetë 100% i suksesshëm ”, shton ai.
Valery Solovey është një ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO) dhe i diplomuar në një shkollë të specializuar në trajnimin e spiunëve dhe diplomatëve.
Ai ka pohuar prej muajsh se ka informacion të brendshëm për shëndetin veçanërisht të brishtë të Vladimir Putin.
Informacioni i politologut rus del në dritë pasi qeveria e Kievit thotë se Vladimir Putin ” duhet të kthehet në realitet ” duke iu përgjigjur pretendimit të tij se është gati të negociojë me ukrainasit për t’i dhënë fund luftës, shkruan gazeta britanike “Metro”.