Ermonela Jaho: Djem dhe vajza, suksesi nuk matet me like, por punë!

2 Minuta Lexim

Sopranoja me famë botërore, duke folur për Rudina Xhungën në Dritare TV, përcjell një mesazh sa të bukur edhe shpresëplotë, se ëndrrat bëhen realitet kur i ndjek, kur nuk heq dorë prej tyre, kur punon fort për t’i prekur. “Imja u bë realitet, edhe jotja do të bëhet”, thotë ylli i skenave botërore. Më tej ajo flet edhe për botën e digjitalizimit, duke dhënë një mesazh edhe për brezin e ri ku thotë se suksesin duhet ta masin me punë, jo klikime.

“Ëndrrat realizohen. Ka një punë të madhe, një punë të jashtëzakonshme, sepse pa punë, edhe ëndrra më e bukur nuk mund të arrihet. Sepse jetojmë në epokën e digjitalizimit dhe ndonjëherë krijojmë një imazh fallco. Duket sikur suksesi arrihet me një fotografi të bukur, me filtra. Ti do bëhesh një këngëtare e madhe, sepse ke bërë këtë photoshooting.

Edhe ajo duhet se njeriu prezantohet, por ti duhet të arrish të bësh diçka cilësore, sepse gjërat e mira marrin kohë. Ndaj, duket sikur suksesi arrihet shpejt sepse ke sa më shumë ‘likes’. Në disa momente edhe mundet, por jo në art. Aty je një gladiator i skenës, sepse shpirti yt human, ndjenjat e tua, përgatitjet tuaja përballen me publikun, ndaj duhet të jesh i zoti te realizosh diçka në skenë. Jo ajo fotografia”, u shpreh Jaho.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull