Apeli e la në burg, Gert Shehu në gjykatë: Dua të iki në shtëpi, dua të marr ilaçe

1 Minuta Lexim

Gert Shehu, 31-vjeçari i cili qëlloi me grusht Sali Berishën do të vijojë të qëndrojë në burg. Në seancën që u zhvillua ditën e sotme, Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtjës për masë më të lehtë sigurie.

Shehu ka qenë i pranishëm në seancë, ku ka thënë se do që të ikë në shtëpi se është djalë i vetëm dhe do që të marrë ilaçet.

Sakaq, pritet që të dalë përgjigja e ekspertizës së Gert Shehut, pasi në dokumentin e publikuar nga mjeku i tij thuhet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Më dokument thuhet se Shehu vuan nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”.

Gert Shehu, ditën e protestës së 6 dhjetorit, kur edhe u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, goditi me grusht në fytyrë Berishën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull