Belinda Balluku: Akciza dhe taksat mbi karburantet nuk do të ndryshojnë

1 Minuta Lexim

Zëvendëkryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se akciza dhe taksat mbi karburantet nuk do të ndryshojnë.

Deklaratën, Balluku e dha gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrës në fushën e prodhimit të energjisë.

Sipas saj, qeveria shqiptare dhe Ministria e Financave nuk e konsideruar prekjen e strukturës të akcizës apo të taksave.

“Ne kemi pasur një pozicion mbi akcizën. Ky është një debat shumë i gjatë dhe kemi sqaruar që ne nuk prekim në asnjë mënyrë akcizat e taksat.

Unë jam e hapur në rastin e zotit Zusi kur flet për TVSH-në e ndërtimit të paneleve nga autoprodhuesit sepse janë me mënyra subvencioni dhe mënyra facilitimi, por akciza dhe taksat ka pasur një pozicion nga qeveria shqiptare që në fillim të krizës dhe nga Ministria e Financave, që nuk është një çështje për diskutim.

Ne nuk e kemi konsideruar ndonjëherë prekjen e strukturës të akcizës apo të taksave. Megjithatë, unë prandaj thashë që është rasti që në një vit sfidues gjithashtu siç do jetë 2023, për të bërë një diskutim të gjërë mbi çështje shqetësojnë biznesin tuaj, siç është padyshim, edhe çështja e fuqisë punëtore”, theksoi ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull