Për ndarjen nga jeta të Papës Emeritus Benedikti i 16-të ka reaguar edhe Kisha Katolike në Shqipëri. Në një mesazh të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë thuhet se e mësuan me dhimbje këtë lajm të rëndë.
Ai kondiderohet si një “bari i urtë dhe i ndritur, që e deshi kaq shumë popullin tonë me shenja të dukshme afërsie dhe kujdesi atëror“. Konferenca Ipeshkvnore fton besimtarët të bashkohen në lutje.