Fotoreporteri i luftës në Ukrainë, Nolan Peterson, ka bërë një postim mbrëmjen e kaluar duke treguar se si po pritej Viti i Ri në kryeqytetin ukrainas, më saktë në një strehimore bombash, nga disa prej personazheve që i shihte.
Përmes një postimi në Twitter që e ka shoqëruar edhe me fotografi, z. Peterson shkroi këto fjalë: “Ne dëgjuam gjëmimin e mbrojtjes ajrore në distancë, qeshjen e djemve të rinj që duan ta shijojnë jetën, zërin e një fëmije që luante video-lojë në smartfon, shakatë e disa të moshuarave që po flisnn për gjithçka dhe kurrgjë. Kjo është qysh nisi 2023-a në një strehimore bombash në Kiev,”
Kujtojmë se Ukraina po i druhet një ofensive të re ushtarake nga Rusia që thotë se mund të jetë e një shkalle të gjerë.
Rusia nisi agresionin e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 por ka hasur në një rezistencë të jashtëzakonshme nga ukrainasit që janë mbështetur edhe me armët më të avancuara perëndimore.