Suedia merr drejtimin e BE-së/ Nikolla: Presidenca suedeze, vijim i zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor

2 Minuta Lexim

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nëpërmjet një mesazhi shprehet se marrja e drejtimit të Bashkimit Europian nga Suedia do të jetë vijim i zgjerimit të unionit drejt Ballkanit Perëndimor.

Nikolla ka vlerësuar presidencën çeke, gjatë së cilës Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut illuan negociatat e anëtarësimit në BE.

“Pas përfundimit me sukses të Presidencës Çeke, Suedia mori Presidencën e rradhës së BE. Angazhimi për mbështetjen e Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë kundër agresionit të Rusisë nuk e pengoi BE-në të hedhë hapa të vendosur drejt zgjerimit dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë Presidencës Çeke Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan negociatat e anëtarësimit në BE.

Shtetet anëtare dhanë gjithashtu pëlqimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, proces që do të realizohet brenda vitit 2023.

Samiti BE-Ballkan Perëndimor i 6 dhjetorit ishte një sukses për Shqipërinë, rajonin dhe vetë BE-në.

Përgëzime kolegëve, Markéta Pekarová Adamová, Kryetare e Dhomës së Deputetëve, dhe Miloš Vystrčil, Kryetar i Senatit, për kontributin parlamentar në suksesin e Presidencës Çeke të BE-së, mbështetjen parlamentare të politikave të zgjerimit dhe fillimit të negociatave me Shqipërinë.

Një Evropë më e sigurt, më e lirë, më e gjelbër, integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e popujve të rajonit në BE do të jenë prioritetet e Presidencës suedeze.

Urime Kryetarit të Riksdag, Andreas Norlén, për përgatitjet për një dimension të fuqishëm parlamentar të Presidencës suedeze, për të cilat do të diskutojmë me kolegët kryeparlamentarë evropianë në 26 janar.

Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me Parlamentin Evropian, Riksdag-un suedez dhe parlamentet e vendeve të tjera anëtare për përshpejtimin dhe suksesin e procesit të negociatave”, shkruan Kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull