Bono e Ounahi ‘nxehin’ merkaton, kërkohen nga Bayern, United e Napoli

2 Minuta Lexim

Portieri Bono është ai që ka tërhequr vëmendjen për sigurinë e ofruar në kuadrat. Pika e fortë e tij, neutralizimi i goditjeve të penalltive ka bërë që në gjurmët e tij të vihen dy skuadra ‘Big’ të kontinentit të vjetër. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, interes për portierin e Sevilla kanë shfaqur Bayern Munich dhe Manchester United.

Gjermanët kërkojnë që të gjejnë pasuesin e Manuel Nojer, i dëmtuar gjatë pushimeve, ndërsa “djajtë e kuq” e konsiderojnë Bono si idealin për të marrë vendin e David de Gea. Spanjolli nuk ka bindur drejtuesit për të rinovuar dhe për këtë shkak largimi i 31-vjeçarit në merkaton e verës me parametra zero është mëse i mundshëm.

Një tjetër emër që intrigon në këtë merkato është ai i Ounahi. Mesfushori është rikthyer tek Angers pas Botërorit, në përpjekje për të gjetur një klub të ri për të ardhmen. Sipas ‘L’Equipe’, Napoli ka bërë hapa konkret në garën që e dërgon te 22-vjeçari. Italianët kanë gati 25 milionë Euro për kartonin e tij, interes për të cilin kanë shfaqur edhe Marsejë dhe Lejstër.

Por, konkurencës i është shtuar edhe një skuadër surprizë. Spanjollët e Almeria duan të shtojnë forcën në mesin e fushës, me presidentët sauditë që kanë edhe buxhetin e duhur për të bërë një goditje të madhe.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull