Humbi jetën natën e Vitit të Ri, vdekja e Ledjan Imeraj do të hetohet si vrasje nga pakujdesia

1 Minuta Lexim

Autoritet italiane do ta hetojnë si vrasje nga pakujdesia, vdekjen e 17 vjeçarit shqiptar, Ledjan Imeraj.

Lajmi bëhet me dije nga mediat italiane, por ende nuk dihet ndaj kujt rëndojnë akuzat për këtë çështje.

I mituri shqiptar ndërroi jetë në 31 dhjetor të vitit 2022 pas zjarrit që përfshiu qendrën komunitare ku ky i fundit po qëndronte.

Mësohet se së pari do të merret në pyetje edukatorja e qendrës komunitare e cila pësoi djegie të lehta gjatë zjarrit.

Ledjan Imeraj humbi jetën nga zjarri dhe shoku i tij i dhomës, një 16 vjeçar ganez pësoi djegie të rënda. Në ambientet e qendrës komunitare për të miturit, i riu shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të këtij viti.

Gjatë ndërhyrjes ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin e të nxirrnin 11 persona, 2 prej të cilëve mbetën të lënduar, por për 17-vjeçarin shqiptar ishte shumë vonë, ndërsa trupi i pa jetë i tij u gjet në dhomën e gjumit.

Autoritet italiane do të duhet të zbardhin dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë në këtë tragjedi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull