Vrau 31-vjeçarin nga Kukësi, merr fund arratia e Dibran Hoxhës, arrestohet nga policia

1 Minuta Lexim

Dibran Hoxhaj është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi, Visar Cengut, dhe plagosjen e mikut të viktimës, Rufgen Shehu.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ku Hoxhaj, pronari i lokalit “Kobra City” në Prizren, qëlloi me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Viktima Visar Cengu, së bashku me të plagosurin, Rufgen Shehu dhe shokun e tyre Arben Basha janë konfliktuar fizikisht me Dibran Hoxhën.

Më pas sherri ka agravuar në përdorimin e armëve. Teksa tre kuksianët po largoheshin me makinë janë qëlluar me arme.  Plumbat kanë prekur dy prej tyre dhe më pas ata janë nisur drejt spitalit të Kukësit,  por Cengu fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.

27-vjeçari, pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e spitalit të Kukësit është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe vrasje.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull