Pas zhgënjimit nga Berisha, Evi Kokalari plan për hapjen e një partie

1 Minuta Lexim

Aktivistja Evi Kokalari u shfaq për herë të parë në politikën shqiptare gjatë kohës së Foltores së Sali Berishës.

Por, pas disa kohësh aktivizimi në PD ajo vendosi të rikthehej në ShBA pas zhgënjimit nga Berisha.

Pas distancimit nga ky i fundit dhe fillimin e vitit të ri 2023, Evi Kokalari po mendon të hapë partinë e saj. Sipas aktivistes në Shqipëri nuk ka parti konservatore dhe ka hedhur idenë e hapjes së një partie të tillë, në kohën kur në vendin tonë është Partia Konservatore.

“Mirëmëngjes të gjithëve!

Me që jemi në ditët e para të 2023, dhe konservatorizmi akoma s’ka arritur të fus rrënjët në Shqipëri, mendoni se ka ardhur koha të hapim Partinë Konservatore Shqiptare?

Komentoni: PO ose JO
p.s. Diaspora të flas dhe të jap mendim mbi këtë çështje!!!” shkruan Kokalari.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull