Pse njerëzit inteligjentë janë më të lumtur vetëm?

3 Minuta Lexim

Ndërsa shumica e njerëzve janë më të lumtur kur janë të rrethuar nga miq, njerëzit e zgjuar janë më të lumtur kur janë vetëm.

Studiuesit, Norman P. Li dhe Satoshi Kanazawa, përkatësisht nga Universiteti i Menaxhimit të Singaporit, dhe Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, në Mbretërinë e Bashkuar, kanë hulumtuar rreth “teorisë së savanës” për lumturinë.

Teoria e savanës, e quajtur po ashtu “hipoteza e trashëgimisë evolucionare” dhe “hipoteza e mospërputhjes”, parashtron se ne reagojmë ndaj rrethanave siç do të bënin paraardhësit tanë, pasi kemi evoluar psikologjikisht bazuar në nevojat e paraardhësve tanë në ditët kur njerëzimi jetonte në savanë.

Studimi analizoi të dhënat nga intervistat e kryera nga Studimi Kombëtar Longitudinal i Shëndetit të Adoleshentëve në 2001-2002 me 15,197 individë të moshës 18-28 vjeç.

Studiuesit kërkuan një korrelacion midis vendit ku jetonte një i intervistuar, në një zonë rurale ose urbane, dhe kënaqësisë së tij ose të saj nga jeta. Ata ishin të interesuar të vlerësonin se si dendësia e popullsisë dhe miqësitë ndikojnë në lumturinë.

Studimi zbuloi se njerëzit, në përgjithësi, ishin më pak të lumtur në zonat me dendësi më të madhe të popullsisë.

Autorët e raportit e shohin këtë si mbështetje për teorinë e savanës, sepse ne natyrisht do të ndiheshim të shqetësuar në grupe më të mëdha nëse, siç sugjerojnë provat që ata citojnë, truri ynë evoluonte për të funksionuar në grupe me rreth 150 persona.

Megjithatë, studimi zbuloi se efekti negativ i pranisë së shumë njerëzve është më i theksuar tek njerëzit me inteligjencë mesatare. Ata propozojnë që paraardhësit tanë më të zgjuar ishin më në gjendje të përshtateshin me grupet më të mëdha në savanë për shkak të fleksibilitetit më të madh strategjik dhe zgjuarsisë së lindur, dhe kështu pasardhësit e tyre ndihen më pak të stresuar nga mjediset urbane sot.

Megjithatë, te njerëzit shumë inteligjentë, rezulton e kundërta: njerëzit e zgjuar ndihen më të lumtur vetëm sesa kur të tjerët, madje edhe miq të mirë, janë pranë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull