Bashkitë ulin borxhet me 387 mln lekë

2 Minuta Lexim

Bashkitë kanë nisur të tregohen më të kujdeshme në lidhje me nivelin e borxhit.Sipas të dhënave të Ministrisë së financave një pjesë e njësive të vetqeverisjes vendore kanë ulur nivelin e detyrimeve të prapambetura.

Pas një rritje të lehtë në tremujorin e parë të vitit 2022, stoku i detyrimevetë prapambetura rezulton se ka ndjekur prirje rënëse në dy tremujorët në vijim. Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2022, stoku i detyrimeve të prapambetura shënoi një nivel prej 6.6 miliardë lekë, në rënie me rreth 6% ose 387 milionë lekë krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në stokun e detyrimeve të prapambetura, peshën më të madhe e mbajnë detyrimet për investime të cilat përfaqësuan rreth 56% të detyrimeve totale.borxhet për shërbime 9% dhe më pas renditen vendimet gjyqësore me rreth 8%.

Ulja e detyrimeve të prapambetura në periudhën në analizë rezulton të ketë ndodhur dhe të jetë veçanërisht e ndjeshme në bashkitë: Malësi e Madhe me 266 milionë lekë , Belsh 159 milionë lekë,Durrës 151 milionë lekë, Fier 104 milionë lekë dhe Vora 103 milionë lekë.

Niveli më i lartë i stokut të detyrimeve të prapambetura u regjistrua në bashkinë Tiranë me rreth 1.5 miliardë lekë por kryeqyteti nuk cilësohet problem pasi bën përjashtim për shkak të ardhurave në nivele të larta.
Bashkia Kavajë renditet e dyta për nga niveli i detyrimeve të prapambetura, më pas vjen bashkia Vorë ndjekur nga bashkitë Berat ,Pogradec dhe Lezhë.

Qeveria ka ndërmarë një sërë masash për të ulur nivelin e borxheve të bashkive. Madje është parashikuar edhe emërimi i një administratori në rast të përkeqsimit të gjendjes financiare

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull