Rama takon Bajram Begajn në Presidencë: Gati ndryshimi i ambasadorëve dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë

1 Minuta Lexim

Presidenti Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme në takim kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Takimi mes tyre ka zgjatur për afro 60 minuta. Kreu i qeverisë ka ndarë një foto krah Begajt ku zbulon edhe temat e diskutimit.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike“, shkruan Rama.

Kjo është vizita e dytë që kryeministri Edi Rama zhvillon në Presidencë, pak muaj pas dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull