Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike.
Ende nuk dihen arsyet e këtij takimi.
Ky është takimi i parë për këtë vit mes aleatëve opozitarë. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se fokus i takimit kanë qenë zgjedhjet e 14 Majit ku opozita do të kandidojë me emrat e dalë nga procesi i Primareve.
Detajet pritet t’i zbardhë Meta në një konferencë.