Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti duke folur për situatën e gripit në vendin tonë ka qetësuar qytetarët kur tha se kjo ishte e paralajmëruar dhe se jemi në muajt kur virusi është në kulmin e tij për shkak të të ftohtit.
“Duke qenë se ne patëm disa masa bllokime, për 2-3 vjet gripi nuk kaloi si do duhet të kalonte e pritej që këtë vit të kishte një situatë më të fortë gripi.
Nuk është se ishin të paparalajmëruara. Nga koncepti i trajtimit është ai klasiku, qetësi të ngrohta paracetamol ibuprofen sipas nevojës dhe 2-3 ditë janë goxha të forta me temperatura të larta rebele me zor ulen e në shumicën e rasteve bien brenda 2-3 ditësh.
Ka lënë dhe një kollë të fortë, menduam që vetëm Covid lë efekte por cdo virus respirator ka mundësi të lërë efekte më të gjata por që kalojnë.
Ndwrsa sa i takon situatws nga koronavirusi, Alimehmeti tha se “Covid nuk do zhduket si virus, do ketë një numër të vogël rastesh gjithmonë. Fatmiresisht gjendja spitalore shumë e qetë”.
Lidhur me nenvariantin e ri te Omicron qe ka shkaktuar shqetesim, mjeku epidemiolog tha:
“Variante të reja dalin në mënyrë të vazhdueshme gjithë kohën. Virusi bëhet gjithmonë e më i transmetueshëm por gjithnjë e më pak i rrezikshëm sa i takon problematikave po shohim që po infektohen shumë e më shumë njerëz. Të bën për spital? Të sëmuresh rëndë? Nuk jemi duke parë në Amerikë, në Evropë një situatë të këtij tipi. Situata është e qetë. E reja është që s’ka asnjë variant të ri janë të gjithë Omicron pra të gjitha janë nënvariante. Pra që ky virus ka gjetur përshtatshmëri me njeriun dhe është shumë e vështierë që një variant i ri të arrijë ta lëvizë vendit. Epidemia e gripit kaq e përhapur, kemi parë që Covid i spostoi viruset e tjera të vendit e fakti që kemi një epidemi të fortë gripi dhe spitalet Covid i kemi bosh relativisht tregon shumë qartë ku ne qëndrojmë”, u shpreh ai.