VIDEO: Ndahet nga jeta Gianluca Vialli, Italia në zi

2 Minuta Lexim

Gianluca Vialli ka ndërruar jetë. Pas Sinisha Mihajlovic dhe Pele, një tjetër futbollist i madh largohet nga kjo botë. I lindur në Kremone më 9 korrik 1964, ai ishte 58 vjeç dhe prej 5 vitesh po luftonte me kancerin e pankreasit.

Më 14 dhjetor, ish-sulmuesi i Kombëtares italiane dhe Juventusit kishte lënë detyrën e kreut të delegacionit axurr me një mesazh:

“Në fund të një “negociate” të gjatë dhe të vështirë me ekipin tim të mrekullueshëm të onkologëve, kam vendosur të pezulloj, shpresoj përkohësisht, angazhimet e mia profesionale të tanishme dhe të ardhshme.

Qëllimi është të përdor të gjitha energjitë psiko-fizike për të ndihmuar trupin tim të kapërcejë këtë fazë të sëmundjes, në mënyrë që të përballem sa më shpejt me aventura të reja dhe t’i ndaj me të gjithë ju. Një përqafim”.

Gjatë karrierës si futbollit, Vialli luajti me klube si Juventusi, Sampdoria, Chelsea dhe Cremonese, ndërkohë që me kombëtaren italiane zhvilloi 59 ndeshje dhe shënoi 16 gola.

Vialli fitoi titullin me Sampdorian, titullin dhe Champions me Juven, ndërkohë që në “Stamford Bridge” festoi FA Cup si lojtar dhe trajner njëkohësisht. Verën e kaluar ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit në shpalljen e Italisë kampione Europe.

Më poshtë janë disa nga golat më të bukur të tij.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull