Nuk po gjen hapësira, Brentford i jep leje Strakoshës për të gjetur skuadër të re

1 Minuta Lexim

Portieri Thomas Strakosha u largua nga Lazio në merkaton e verës, për tu transferuar në Premier League, te Brentford, me të cilët firmosi edhe një kontratë 4 vjeçare.

Megjithatë aventura e shqiptarit në Angli nuk ka shkuar si duhet dhe pritet të ndryshojë skuadër. Strakosha nuk ka pasur thuajse fare hapësira, duke ngrohur stolin dhe tani po shikon për një aventurë të re.

Sipas mediave angleze, Brentford i ka dhënë lejen 27-vjeçarit për të gjetur një skuadër të re, qoftë edhe në huazim, për të pasur më shumë minuta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull