Barometri në Euronews Albania ka matur vlerësimin e shqiptarëve për liderët e opozitës dhe mazhorancës.
56.3% e shqiptarëve kanë mendim negativ për kryeministrin Edi Rama. Ndërsa 36.8% kanë mendim pozitiv dhe 6.8% nuk përgjigjen.
Për kryetarin e Partisë Demokratike mendimi negativ është më i lartë se për kryeministrin me 71.8%. Ata që kanë mendim pozitiv për Berishën janë 21% dhe 7.3% nuk janë përgjigjur.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është më pak i pëlqyeri pasi 88.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërkohë mendim pozitiv kanë 4.6% e tyre dhe 7.3% nuk përgjigjen.
Për kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliajn 53.4% e kanë mendim negativ, 33.3% kanë mendim pozitiv dhe 13.3% kanë zgjedhur të mos përgjigjen.
Për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i cili ka krijuar grupimin e tij në selinë blu, 69.7% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërkohë 13.7% kanë mendim pozitiv dhe 16.7% nuk janë përgjigjur.
84.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ për ish-kreun e PD-së Lulzim Basha. Vetëm 7.6% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv dhe 8.3% nuk janë përgjigjur.
Ulet vlerësimi për mazhorancën. Po opozita?
Mendimi negativ për kryeministrin Edi Rama ka pësuar një rritje në 7 muajt e fundit.
Sipas matjeve të Barometrit në Euronews Albania nga qershori kur mendimi negativ për të ka qenë 47.4% deri në tetor ka pasur një rritje me 8.6% duke shkuar 56%. Në tetor po ashtu ka pasur një rritje duke shënuar 57.1% mendim negativ ndërsa një rënie e lehtë ka ndodhur në dhjetor duke shkuar në 56.3%.
Pak më ndryshe është situata për kreun e bashkisë Tiranë ku në muajin qershor 61.9% e shqiptarëve kishin mendim negativ për të. Në muajin shtator ky numër bie në 60.4% por rritet sërish në tetor në 63.2%. Ndërkohë në muajin dhjetor 53.4% e shqiptarëve vijojnë të kenë mendim negativ për të.
Por situata nuk është më shpresë dhënëse tek opozita e cila po ashtu është në rënie. Për kreun e PD Sali Berisha 70.2% shqiptarëve kishin mendim negativ në qershor vlerë e cila rritet në shtator në 71.5%. Ndërsa muaj tetor ka qenë një muaj i mirë për Berishën pasi mendimi negativ ka zbritur në 66.5% por është rritur sërish në dhjetor duke kapur vlerën më të lartë përgjatë këtyre muajve në 71.8%.
Një përmirësim krahasuar me qershorin ka pasur kreu i partisë së lirisë Ilir Meta. Në qershor 95.3% e shqiptarëve kishin mendim negativ për të por në shtator kjo vlerë ra në 90.7%. Në tetor pati sërish një zvogëlim në 85.2% të atyre që kanë mendim negativ për Metën ndërsa në dhjetor ka pasur një rritje në 88.1% por sërish kjo vlerë është më e mirë se ajo e qershorit.
I vetmi i cili ka një grafik linear në zbritje është deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj. Nga qershori ku 80.7% e shqiptarëve kishin mendim negativ për të, ky numër ka ardhur në zbritje në shtator me 73.6%, tetor 70% dhe në dhjetor 69.7%.