Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e së shtunës me disa foto nga liqenet akullnajore të Lenias dhe maja Valamarës, një pikë përbashkuese mes Maliqit, Pogradecit dhe Gramshit, duke e cilësuar si zonë me shumë potenciale për zhvillimin e turizmit.
“Mirëmëngjes dhe me një destinacion fantastik siç janë liqenet akullnajorë të Lenies dhe maja e Valamarës, një pikë përbashkuese mes Maliqit, Pogradecit dhe Gramshit, si zona me super potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës, ju uroj një fundjavë të paqtë”, shkruan Rama.