Makthe dhe gjumë të keq, çfarë po shkakton Covid-i në shëndetit tonë mendor

2 Minuta Lexim

Një studim i publikuar në Science Alert ka zbuluar se virusi Covid ka ndikuar në gjumin e madje edhe në ëndrrat tona. Deri në fund të vitit 2022, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë raportuar më shumë se 650 milionë të infektuar me Covid dhe shifra rritet çdo javë e më shumë.

Në këtë situatë komuniteti shkencor është fokusuar në të kuptuarit e ndikimit të Covid në shëndetin tonë fizik, shëndetin mendor, si dhe në mënyrën e funksionimit të trurit.

Ata realizuan një projekt shkencor në të cilin morën pjesë shkencëtarë nga 14 vende të ndryshme, të cilët studiuan dhe publikuan gjetjet e tyre për gjumin dhe ëndrrat.

Ata mblodhën të dhëna si për kohëzgjatjen ashtu edhe për cilësinë e gjumit duke përdorur shirita dore inteligjente të cilat i informonin për gjithçka. Pjesëmarrësit me Covid në përgjithësi flinin më pak dhe kishin gjumë më të lehtë se ata persona të cilët nuk e kishin kaluar kurrë Covid-in.

Humbja e gjumit të thellë është veçanërisht shqetësuese, pasi ky lloj gjumi redukton lodhjen që ndiejmë dhe forcon përqendrimin dhe kujtesën. Mungesa e gjumit të thellë mund të jetë pjesërisht përgjegjëse për “turbullimin e trurit” të raportuar zakonisht gjatë dhe pas Covid.

Gjithashtu studimi anketoi pjesëmarrësit e infektuar dhe të painfektuar për ëndrrat e tyre. Të dy grupet kishim më shumë ëndrra pas fillimit të pandemisë se më parë.

Sipas publikimit pjesëmarrësit të cilët ishin infektuar nga Covid patën më shumë makthe se ata që nuk ishin infektuar. Nuk ka ndonjë shpjegim se përse Covid-i shkakton më shumë makthe, por arsyeja duhet të jetë shëndeti mendor, pasi përkeqësimi i tij shpesh shoqërohet me ëndrra të këqija dhe sipas studimit të realizuar pjesëmarrësit e infektuar kishin shfaqur simptoma të ankthit dhe depresionit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull