Papa Françesku: Lufta në Ukrainë është krim kundër Zotit dhe njerëzimit

1 Minuta Lexim

Papa Françesku ka thënë se luftërat si ajo në Ukrainë ku zonat civile i nënshtrohen asaj që ai e quajti shkatërrim pa dallim janë “krim kundër Zotit dhe njerëzimit”.

Françesku i bëri këto komente në fjalimin e tij vjetor para diplomatëve të akredituar në Vatikan, shkruan Sky News.

Ndryshe, Papa ka qenë një kritik i zëshëm i luftës që kur rusët filluan sulmet në Ukrainën në shkurt 2022.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull