Niveli i inflacionit ulet në 7.4 përqind gjatë muajit Dhjetor

2 Minuta Lexim

Ritmi i rritjes së çmimeve duket se është ndalur në fundvit. Qytetarët kanë shpenzuar më pak se një muaj më parë për të blerë të njëjtat produkte. Sipas të dhënave të INSTAT inflacioni pësoi ulje gjatë muajit dhjetor për të dytin muaj radhazi duke prekur nivelin 7.4% nga 7.9%.

Ndikim kryesor në këtë stabilizim të inflacionit duket se kanë dhënë karburantet, të cilat gjatë muajit dhjetor kanë shënuar nivelet më të ulëta që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë. Aktualisht nafta në vend shitet në pikat e tregtimit me pakicë me 199 lekë për litër.

Sipas të dhënave të Instat çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,8 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji. Nnëngrupi i ushqimeve ka vijuar të ketë një rritje por më të moderuar se më parë. Krahasuar me muajin Nëntor 2022, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,5 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,5 %, “Shërbimi arsimor” .

Vlerësimet e institucioneve zyrtare janë që niveli i inflacionit të vijoj të pësoj ulje gjatë vitit 2023 por rikthimi në objektiv pritet vetëm në mesin e vitit të ardhshëm. Banka e Shqipërisë ka një tavan prej 3 % të nivelit të inflacionit dhe është detyruar që gjatë vitit të shkuar të marë 5 vendime për të rritur normën bazë të interesit .

Kjo ka shtrenjtuar kreditë në lekë dhe ka ndikuar në uljen e krdidhënies nga bankat.

TETOR 2022 8.3%
NËNTOR 2022 7.9%
DHJETOR 2022 7.4%

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull