Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot ndarjen e komisionerëve në KZAZ-të për zgjedhjet lokale të 14 majit.
PS do të propozojë 2 anëtarë për çdo KZAZ si partia më e madhe e mazhoranancës dhe Partia Demokratike 2 anëtarë si partia më e madhe e opozitës. Partia Socialdemokrate dhe Partia e Lirisë do të kenë nga një anëtar si partitë e dyta më të mëdha nga maxhoranca dhe opozita. Anëtari i shtatë do të zgjidhet me short, në gjysmën e KZAZ-VE do të jetë nga PS dhe në gjysmën tjetër nga Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.
Kjo vendimmarrje e KQZ për organizimin e procesit të 14 majit, mund të konsiderohet si humbja e parë për Sali Berishën, pasi deri më tani mbetet pa asnjë përfaqësues në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Gjatë kësaj mbledhje, komisioneri Celibashi ka pushuar çështjet për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Agron Kapllanaj dhe Kleo Murataj, duke argumentuar se dënimet e tyre janë jashtë afateve të parashikuara me ligj.