Zyrtarisht Roberto Martinez do të jetë trajneri i ri i Portugalisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Portugeze nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se zëvendësuesi i Fernando Santos do të jetë ish-tekniku i Belgjikës.
Në këtë mënyrë menjëherë pas largimit nga Belgjika për shkak të dështimit në Kupën e Botës, do të ketë një tjetër detyrë të vështirë, të zgjidhë çështjen e Cristiano Ronaldos te Portugalia, ku tifozët i ka dhe kundër.
49-vjeçar merr në dorë frenat e Portugalisë, me spanjollin që ka firmosur një kontratë deri në vitin 2026.