“Godisni Francën”, ekspertët rusë diskutojnë rifillimin e testimeve bërthamore

1 Minuta Lexim

Mediat ndërkombëtare kanë shfaqur pamjet e ekspertëve rusë që diskutojnë idenë e rifillimit të testimit bërthamor dhe kryerjes së sulmeve bërthamore parandaluese.

Klipi, i cili u shpërnda nga gazetarja e Daily Beast, Julia Davis, tregon propagandistin rus Vladimir Solovyov dhe panelistët e tij që ndajnë mbështetjen e tyre për testimin bërthamor.

Nga pamjet shihet njëri prej protagonistëve, i cili pretendon se Kremlini po bënte një “gabim të madh” duke mos i zhvilluar testimet bërthamore parandaluese.

Gjatë diskutimit, një zyrtar i Dumës së Shtetit tha se megjithëse ai nuk ishte “specialisti i madh” në testimin bërthamor, gjykonte se sulmet duhet të fillonin shumë shpejt.

“Zona ku ne kemi barazi të dukshme është në kokat bërthamore.

Ne po bëjmë një gabim të madh duke mos e përmirësuar këtë fushë. Duhet të perfeksionohet me gjëra të reja të zhvilluara. Ne duhet ta ekspozojmë atë dhe të mos kemi frikë prej saj.

Bëni një goditje kundër Francës dhe gjithçka ka mbaruar. Të gjithë do të fusin bishtin, ju siguroj. Askush nuk do të dojë të ndërhyjë,” shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull