Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se opozita po zhvillon takime në mënyrë të vazhdueshme dhe janë gati për të rrëzuar Ramën.
Ai u shpreh se pritet një uragan i cili do të shënojë ndryshimin dhe do ti japë fund shpopullimit dhe korrupsionit rilindas, të cilët sipas tij e kanë bërë Shqiprinë vend më të varfër.
“Takohemi në mënyrë të vazhdueshme, jo vetëm me drejtues të opozitës. Me drejtues dhe përfaqësues të grupeve të interesit por edhe me qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë.
Pritet një uragan drejt kutive të votimit, për të shënuar ndryshimet që do t’i japin fund shpopullit dhe korrupsionit rilindës që e kanë bërë vendin tonë më të varfrin në rajon.
Uragani do të vijë çdo ditë përmes protestave dhe pa asnjë diskutim përmes votimit. Detyrë e çdo qytetari që të ndalojë shpopullimin dhe të realizojë ndryshimin më 14 maj por pse jo edhe më para nëse do të jetë nevoja”, tha Meta për Report tv.
I pyetur në lidhje me protestat, Meta tha se ato kanë qenë të vazhdueshme dhe s’kanë ndalur asnjëherë.
“Ju nuk keni qenë i vëmendshëm për protestat, që kanë qenë të vazhdueshme, konkrete por edhe faktike. Siç ka qenë ajo protestë e veçantë në skenën e krimit më makabër të korrupsionit siç ishte ajo në Sharrë. Pastaj edhe të gjitha protestat e tjera”, shtoi ai.