Zuri vendin e Alfred Rushajt në Kuvend, Petrit Doda regjistrohet si i pavarur

2 Minuta Lexim

Petrit Doda, që zëvendësoi Alfred Rushajn në Kuvend do të regjistrohet si deputet i pavarur dhe jo si deputet i grupit parlamentar të PD. Ky i fundit është shprehur se vendimin e ka marrë pasi është konsultuar me figura të ndryshme të PD dhe të politikës.

‘Vendimin ia kam komunikuar edhe dy grupeve në PD’- thotë ai dhe shton se është momenti që të dyja palët të reflektojnë për bashkimin e demokratëve.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Enkelejd Alibeaj përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së 4 deputetë të tjerë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn, për të cilën është njoftuar edhe Kuvendi.

Një vendim i tillë sipas njoftimit zyrtar vjen pasi 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ato ishin pezulluar më herët nga Basha, e ndërsa me firmën e Alibeaj janë përjashtuar nga grupi.

Përjashtimi i 4 deputetëve të tjerë pritet të thellojë edhe më shumë përçarjen e Partisë Demokratike, mes grupit të Alibeajt dhe të Sali Berishës. Më herët janë përjashtuar Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi dhe Luan Boçi. Një vendim i tillë para zgjedhjeve të 14 majit, pritet të acarojë marrëdhëniet në PD.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull