EuObserver raportonte sot për investimin e pazakontë të parave të dedikuara për europarlamentarët në aksione të kompanive të armëve, duhanit, minierave dhe hidrokarbureve.
Sipas medias në fjalë investimi përfshin investimet në fondin e pensioneve mes viteve 1994-2010 dhe aksionet e blera me para të dhëna nga BE, përfshijnë Raytheon, Honeywell International dhe Textron që janë disa prej kompanive të cilat ndër të tjera prodhojnë edhe municione thërmuese që janë ndaluar nga BE që në vitin 2008.
Fondi në fjalë është në debit të madh dhe sipas të dhënave të ndryshme PE-ja mund të ndalë përdorimin e 400 milionë eurove që do të përdoren për rifinancimin e tij për ta shpëtuar atë.
Fondi u krijua në vitin 1990 dhe ishte i hapur për europarlamentarët deri në vitin 2009. Për çdo 1000 euro të paguar në skemë nga ligjvënësit, parlamenti kontribuonte me 2000 euro të taksapaguesve dhe prej tij pritet tërheqin pension rreth 900 persona duke nisur nga viti 2024. Mes kontribuesve hyjnë Josep Borrell, Jean – Marie Le Pen, Marine Le Pen dhe Nigel Farage.